Postuar: Qershor 14, 2026 | 17:19
VIDEO/ Tresa shfaqet krah drejtorit sportiv, Elbasani tregon detajet e transferimit të bujshëm
Ledjo Tresa është transferimi i bujshëm i Elbasanit në këtë merkato vere. Më parë ishte Partizani që e kërkonte, por verdhblutë u treguan më konkretë.

20-vjeçari u transferua si lojtar i lirë, pasi e mbylli me Laçin. Elbasani ka zbuluar detaje nga marrëveshja e arritur me sulmuesin.
Kontrata e firmosur nga Tresa është e vlefshme për 3 vite. Krah tij në videon e prezantimit shfaqet edhe drejtori sportiv Elton Guranjaku.
Elbasani ka transferuar vetëm sulmues deri tani. Kështu janë prezantuar edhe Rubin Hebaj, Ardit Nikaj dhe Edoli Lukoki.
PANORAMASPORT.AL













