Bie pista e Tramezanit, Partizani i befason të gjithë me trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 17:40

Bie pista e Tramezanit, Partizani i befason të gjithë me trajnerin e ri

Pista e Paolo Tramezanit ka rënë te Partizani, edhe pse ky i fundit ishte pranë firmës. Gazetari Fatjon Baze ka zbuluar emrin e trajnerit të ri dhe bëhet fjalë për Florin Bratu. Akordi është arritur me trajnerin rumun.

Screenshot 2026-06-14 174010

I lindur në Bukuresht, Bratu është ish-sulmues i përfaqësueses së Rumanisë. Për herë të fundit u zyrtarizua te Metaloglobus në elitën e futbollit rumun.

Nga muaji mars regjistroi dhjetë ndeshje. Një eksperiencë që u mbyll me rënie nga kategoria si vend i fundit në kampionat.

Partizani nuk arriti akordin me Tramezanin dhe për këtë u pa një opsion tjetër. Trajneri italian ndodhet në kontratë me Komon e vajzave, çfarë ishte edhe pengesa e madhe.

LEXO EDHE

Basti i madh! Ra nga kategoria, Partizani i beson për herë të parë një trajneri nga Rumania

PANORAMASPORT.AL