Mesfushori i Kombëtares shqiptare bind drejtuesit, klubi i Serisë A e konfirmon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 21:54

Mesfushori i Kombëtares shqiptare bind drejtuesit, klubi i Serisë A e konfirmon

Mesfushori shqiptar Medon Berisha do të vazhdojë të jetë pjesë e Leçes edhe për sezonin e ardhshëm në Serie A, me klubin që ka vendosur të mbështetet te vazhdimësia dhe zhvillimi i lojtarëve të rinj brenda skuadrës. Vendimi vjen si pjesë e planit të drejtuesve për të ruajtur boshtin aktual të ekipit dhe për të ndërtuar mbi progresin e bërë në sezonin e fundit.

berisha

Medon Berisha ka arritur të grumbullojë 13 paraqitje në kampionatin e fundit, dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar, para se të pësonte një dëmtim të rëndë që e la jashtë për disa muaj, e më pas të dëmtohej sërish kur ishte pranë rikthimit në fushë. Kështu, paraqitjet e tij kanë bërë drejtuesit që të jenë të bindur në cilësinë dhe kualitetin e mesfushorit.

Gjatë karrierës së tij, mesfushori shqiptar ka kaluar një rrugëtim të rëndësishëm zhvillimi, duke u formuar në akademinë e Jang Bojsit dhe më pas në skuadrën e të rinjve të Leçes, ndërsa ka qenë gjithashtu pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë dhe ka marrë edhe minuta me ekipin e parë.

Aktualisht Berisha është i lidhur me klubin me kontratë afatgjatë deri në vitin 2028, çka tregon besimin që drejtuesit kanë te potenciali i tij. Pas përfundimit të pushimeve verore, ai pritet të rikthehet në Leçe në muajin korrik për të nisur fazën përgatitore të sezonit të ri, ku do të jetë pjesë e grupit.

PANORAMASPORT.AL