Zhegrova drejt largimit nga Juventusi, klubi i yllit të Kombëtares hedh “grepat” për shqiptarin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 20:34

Zhegrova drejt largimit nga Juventusi, klubi i yllit të Kombëtares hedh “grepat” për shqiptarin e Kosovës

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi. Së fundmi raportohet se disa klube nga Turqia kanë shfaqur interes për yllin e Kosovës.

900-0-1758128582xzhegrova-541-600x360-2

Zhegrova iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2025 për 15 milionë euro plus bonuse, por nuk ka arritur të ketë rol të rëndësishëm në skuadër, duke regjistruar vetëm 366 minuta në 19 paraqitje në Serie A, të gjitha si zëvendësues.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, sulmuesi kosovar ishte një kërkesë e ish-drejtuesit të klubit, Damien Komoli, ndërsa me ndryshimet në hierarkinë e Juventusit është shtuar mundësia që klubi të dëgjojë oferta për të.

Disa klube turke përfshirë edhe Trabzonsporin e Ernest Muçit, kanë kontaktuar Juventusin për të marrë informacione rreth gjendjes së lojtarit, duke e parë si një mundësi transferimi me kosto të ulët.

PANORAMASPORT.AL