Sulmuesi në radarët e klubeve të huaja, Partizani pret ofertën për ta shitur
Merkatoja e verës mund të sjellë zhvillime edhe për Diego Kontrerasin, një nga futbollistët që tërhoqi vëmendjen gjatë sezonit të fundit me fanellën e Partizanit. Sulmuesi kolumbian, i cili u evidentua dhe mori më shumë hapësira gjatë periudhës kur skuadra drejtohej nga Oltijon Kernaja, arriti të lërë gjurmë me paraqitjet e tij. Kontreras ishte një nga surprizat më të këndshme të sezonit për të kuqtë. Edhe pse në fi llim nuk konsiderohej mes emrave kryesorë të repartit ofensiv, ai arriti të fi tonte gradualisht besimin e stafi t teknik dhe të tregonte cilësitë e tij sa herë që iu dha mundësia të zbriste në fushë. Me katër golat e realizuar gjatë kampionatit, sulmuesi kolumbian kontribuoi në disa momente të rëndësishme për skuadrën.

Përtej statistikave, ai tregoi se mund të ishte një alternativë e vlefshme në repartin e avancuar, duke sjellë energji, lëvizshmëri dhe prezencë në zonën kundërshtare. Performancat e sulmuesit nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa disa klube jashtë vendit kanë shfaqur interes për ta pasur në organikën e tyre. Kontreras konsiderohet një futbollist me potencial dhe mosha e tij e bën një profi l interesant edhe për tregun ndërkombëtar. Interesimi i skuadrave të huaja është një tregues se paraqitjet e tij janë ndjekur me vëmendje gjatë muajve të fundit.
Futbollistë të rinj me profilin e tij shpesh përbëjnë një mundësi investimi për klubet që kërkojnë elementë me perspektivë dhe mundësi zhvillimi të mëtejshëm. Megjithatë, te Partizani nuk ka nxitim për të marrë një vendim. Drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm për vlerën e lojtarit dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga shërbimet e tij. Një faktor i rëndësishëm në këtë histori është fakti se Kontreras vazhdon të jetë nën kontratë me të kuqtë.
Sulmuesi ka edhe një vit marrëveshje me klubin kryeqytetas, çka i jep Partizanit kontroll të plotë mbi situatën e tij. Kjo do të thotë se çdo lëvizje e mundshme do të varet nga qëndrimi i klubit dhe nga oferta që mund të mbërrijnë në adresë të drejtuesve. Për momentin, Partizani nuk ndodhet nën presion për të shitur dhe kjo e vendos klubin në një pozicion komod gjatë negociatave. Për këtë arsye, çdo klub i interesuar do të duhet të paraqesë një ofertë që të konsiderohet e kënaqshme nga drejtuesit e kuq. Në të kundërt, futbollisti pritet të vazhdojë normalisht pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Në kampin e Partizanit vlerësojnë kontributin e Kontrerasit dhe e konsiderojnë një alternativë të vlefshme në repartin ofensiv. Ndaj, largimi i tij do të merret në konsideratë vetëm nëse kushtet fi nanciare përputhen me pritshmëritë e klubit.
Një sezon pa pjesëmarrjen në Kupat e Europës e bën çdo vendim edhe më të rëndësishëm për drejtuesit. Nga njëra anë, klubi synon të ruajë lojtarët që mund të ndihmojnë skuadrën në objektivat sportive, ndërsa nga ana tjetër duhet të vlerësojë me kujdes çdo mundësi që mund të sjellë përfi time ekonomike. Kontreras është një nga futbollistët që mund të gjendet mes këtyre dy realiteteve. Ai është ende në fazën e rritjes së tij si lojtar dhe një tjetër sezon pozitiv me Partizanin mund të rrisë akoma më shumë vlerën e kartonit të tij. Për këtë arsye, nuk përjashtohet as mundësia që drejtuesit të preferojnë ta mbajnë edhe një sezon tjetër në ekip, me synimin për ta zhvilluar më tej dhe për të përfi tuar më shumë në të ardhmen nga një transferim i mundshëm.
Ndërkohë, situata e tij do të ndiqet me vëmendje edhe nga trajneri i ri që pritet të marrë drejtimin e skuadrës. Vlerësimi që stafi i ardhshëm teknik do të ketë për sulmuesin mund të ndikojë gjithashtu në vendimet që do të merren gjatë merkatos. Për momentin nuk ka asgjë konkrete sa i përket një transferimi, por interesi për sulmuesin mbetet prezent. Java dhe muajt në vazhdim pritet të japin një panoramë më të qartë mbi të ardhmen e Kontrerasit, i cili mbetet një nga emrat më të ndjekur të merkatos së Partizanit. Deri atëherë, kolumbiani vazhdon të jetë pjesë e projektit të të kuqve dhe një nga futbollistët që mund të luajë një rol të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm. Nëse do të vijojë me Partizanin apo do të provojë një aventurë të re jashtë Shqipërisë, kjo mbetet një çështje që pritet të marrë përgjigje gjatë javëve të ardhshme të merkatos.
PANORAMASPORT.AL













