Postuar: Qershor 14, 2026 | 22:50
Simboli i protestës në Tiranë nuk mungon as në Botëror, shikoni çfarë ndodh në duelin Holandë-Japoni
Nuk mund të mungonte flamuri shqiptar në Teksas, gjatë ndeshjes Holandë-Japoni, teksa ajo që bie më së tepërmi në sy edhe flamuri me flamingon, simboli e protestave në Tiranë, prej plot 15 ditësh.

Flamingoja është bërë i njohur gjatë periudhës së fundit në Shqipëri, në sfondin e protestave që po zhvillohen në vend.
Protestat kanë marrë përmasa të mëdha dhe nuk janë kufizuar vetëm brenda territorit shqiptar. Tubime dhe manifestime janë organizuar edhe në shumë shtete të botës ku jetojnë komunitete shqiptare. Për sa i përket ndeshjes, ajo ka startuar në orën 22:00.
PANORAMASPORT.AL













