Uruguai në telashe, avioni nuk lejohet të ulet në SHBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 23:33

Uruguai në telashe, avioni nuk lejohet të ulet në SHBA

Kombëtarja e Uruguait është përballur me një situatë të papritur vetëm një ditë para ndeshjes së saj në Kampionatin Botëror 2026. 

avioni

Sipas raportimeve, avioni që transportonte përfaqësuesen uruguaiane nuk ka mundur të ulet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të mungesës së disa dokumenteve administrative të nevojshme. 

Incidenti ka shkaktuar shqetësim në kampin e “La Celeste”, pasi skuadra pritet të zbresë në fushë nesër mbrëma ndaj Arabisë Saudite.  

Megjithatë, autoritetet dhe organizatorët kanë reaguar shpejt, duke planifikuar një fluturim të ri emergjent, i cili pritet të niset në orët në vijim për të transportuar ekipin drejt destinacionit. 

PANORAMASPORT.AL