Operacioni “Bomberi”, Vllaznia kërkon partnerin ideal për Bekim Balajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 11:13

Operacioni “Bomberi”, Vllaznia kërkon partnerin ideal për Bekim Balajn

Tek Vllaznia po vijojnë punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri, ndërsa një nga prioritetet absolute të drejtuesve kuqeblu mbetet afrimi i një sulmuesi cilësor. Pas zhvillimeve të fundit në merkato, reparti ofensiv është ai që ka nevojën më të madhe për ndërhyrje, me klubin shkodran që po shqyrton disa alternativa për të gjetur elementin e duhur që mund të rrisë forcën goditëse të ekipit.

Vllaznia Edi Martini

Mosarritja e marrëveshjes me Rubin Hebajn ka bërë që një prej objektivave kryesorë të merkatos të dalë nga planet e Vllaznisë. Në të njëjtën kohë, largimi i Bismarkut ka ngushtuar edhe më shumë opsionet në repartin e avancuar, duke lënë Bekim Balajn si të vetmin sulmues me peshë dhe eksperiencë në organikën aktuale të skuadrës. Megjithatë, pavarësisht cilësive dhe kontributit të padiskutueshëm të kapitenit shkodran, është e qartë se një futbollist 35-vjeçar nuk mund të mbajë i vetëm peshën e një sezoni të gjatë dhe tepër të ngarkuar.

Vllaznia synon të jetë protagoniste në kampionat, por edhe të përballojë me sukses sfi dat që e presin në arenën europiane, çka e bën të domosdoshëm afrimin e një tjetër sulmuesi të nivelit të lartë. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit kuqeblu po punojnë intensivisht në tregun e lojtarëve. Burime pranë klubit bëjnë me dije se janë duke u analizuar disa profi le, si në kampionatet e rajonit ashtu edhe në tregje të tjera, me synimin për të gjetur lojtarin që i përshtatet kërkesave të stafit teknik dhe objektivave të klubit.

Ideja e Vllaznisë është që sulmuesi i ri të bashkohet me ekipin përpara nisjes drejt Sllovenisë, aty ku skuadra do të zhvillojë fazën përgatitore verore. Drejtuesit dëshirojnë që trajneri ta ketë në dispozicion sa më shpejt elementin e ri, në mënyrë që ai të integrohet me grupin dhe të jetë gati për sfi dat zyrtare që do të nisin pas pak javësh. Për momentin emrat mbeten të rezervuar, por në Shkodër kërkimi për “numrin 9” vazhdon me ritme të larta.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL