EKSKLUZIVE/ E bujshme! Eneo Bitri arrin akordin, ish-kapiteni i Partizanit rikthehet përfundimisht në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2026 | 23:32

EKSKLUZIVE/ E bujshme! Eneo Bitri arrin akordin, ish-kapiteni i Partizanit rikthehet përfundimisht në Shqipëri

Eneo Bitri tashmë mund të quhet lojtar i Egnatias. Mbrojtësi ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, për të firmosur me kampionët e vendit siç “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht.

bitri-e1657563079297-2

Partizani ishte po ashtu në garë për shërbimet e Bitrit, por në fund erdhi firma te rrogozhinasit. Dëshira e Egnatias për të arritur akordin me ish-kapitenin e “demave” u bë realitet.

29-vjeçari bëhet nga rikthimet e bujshme në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë se ish-mbrojtësi i Kombëtares ishte për herë të fundit pjesë e Niregihazas në Hungari.

Më parë për Bitrin janë interesuar edhe klube të tjera nga Shqipëria si Tirana. Egnatia ndërkohë përforcohet në fazën difensive përpara sfidave në Europë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL