Postuar: Korrik 5, 2026 | 14:41
ZYRTARE/ Do të ishte goditja e bujshme e Vllaznisë, prezantohet më në fund mesfushori
Erlis Xhemajli është prezantuar nga Ballkani. Mesfushori u mendua si zëvendësuesi i Ardit Krymit dhe goditja e bujshme e merkatos së verës te Vllaznia, por palët nuk ranë dakord për detajet financiare.

Xhemajli ishte për herë të fundit te Dukagjini. Aty ku luajti në dy edicione.
Ballkanit i shtohet një tjetër element i rëndësishëm para Europës. Sezoni nis në Ligën e Konferencës me Connah’s Quay.
Njoftimi i klubit: “FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mesfushorin Erlis Xhemajli, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e klubit tonë.
22 vjeçari i bashkohet skuadrës sonë si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri. Mirë se erdhe, Erlis! Të urojmë shumë suksese me fanellën portokalli e zi!”
PANORAMASPORT.AL













