Guardiola në drejtimin e kombëtares që e frymëzoi? Ish-mesfushori sugjeron: E thotë këtë në çdo intervistë
Ronald de Bur sheh Pep Guardiolën si pasardhësin ideal të Ronaldo Kuman në pankinën ë Holandës. Në një intervistë për “De Telegaraaf”, ish-mesfushori holandez shpjegoi arsyet se pse spanjolli ishte personi ideal për të marrë drejtimin e “tulipanëve”.

“Do të ishte e shkëlqyer për Holandën, sepse Pep është figura ideale. Ai ushtron shumë trysni mbi të gjitha ekipet që ka stërvitur, mbështet një stil sulmues dhe dominues të futbollit dhe nuk ia jep topin kundërshtarit.
Pep është një nxënës i Krujf. Ai dëshiron t’i japë diçka mbrapsht futbollit holandez, sepse si lojtar dhe trajner, ai u bë ai që është sot falë trajnerit dhe mentorit Johan Krujf. Ai e thotë këtë në çdo intervistë. Kjo është mundësia për ta kthyer mirënjohjen e tij në veprim”, shpjegoi De Bur.
Tani mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Guardiola, i cili ka deklaruar se do të dëshironte pak pushim pas largimit nga Mançester Siti.
PANORAMASPORT.AL













