E KONFIRMUAR/ Shtyhet ndeshja, kaos me axhendën për shkak të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 17:06

E KONFIRMUAR/ Shtyhet ndeshja, kaos me axhendën për shkak të Botërorit

Në Spanjë janë të sigurt se ndeshja Real Madrid-Real Sociedad për javën e parë të La Liga do të shtyhet. Shkak është bërë ekipi i Realit, që do të ketë të paktën një lojtar në gjysmëfinalen e Botërorit.

Screenshot 2026-07-05 170624

Franca do të përballet me Marokun, ndërsa është pikërisht ky takim që konfirmon se ndeshja e La Liga do të shtyhet. Brahim i Realit luan për Marokun, ndërsa Tçuameni, Mbape dhe Konate janë tëe Franca.

Sfidat e javës së parë të La Liga do të luhen nga data 14 deri më 16 gusht. Megjithatë jo gjitha, pasi fillimi i kampionatit do të shtyhet për ekipet që do të kenë të paktën një lojtar në gjysmëfinale.

Ndaj Reali do të luajë në fundin e muajit gusht. Një takim që rinis rrugëtimin e trajnerit Murinjo në kampionatin spanjoll.

PANORAMASPORT.AL