Postuar: Korrik 5, 2026 | 13:47
Do të luajë kundër shokut të ngushtë në Botëror, Mbape: Hakimi më ka dërguar mesazh tashmë
Kapiteni i Francës, Kilië Mbape foli në një konferencë për shtyp për duelin me Marokun në çerekfinalen e Botërorit. Ai do të jetë përballë shokut të tij të ngushtë, Ashraf Hakimi.

“E dimë që Maroku është një ekip i shkëlqyer, jemi vërtet të lumtur që do të përballemi me ta. Do të japim gjithçka për të vazhduar udhëtimin tonë. Po kalojmë në raundin tjetër, duhet të rimbushim bateritë dhe të përqendrohemi te Maroku. Ashraf Hakimi? Mendoj se ai më ka dërguar tashmë një mesazh. Do të përqendrohemi, do të luajmë, e dimë që janë një ekip shumë i fortë”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL













