Mylerit nuk i del inati pas eliminimit të Gjermanisë: Ne donim trofeun, por nuk mundëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 12:15

Mylerit nuk i del inati pas eliminimit të Gjermanisë: Ne donim trofeun, por nuk mundëm

Tomas Myler ka nxjerrë një përfundim të hidhur për kombëtaren gjermane.

myler

“Si shumë tifozë të futbollit gjerman, edhe unë e kisha tronditjen të shkruar në fytyrë të hënën e kaluar,” ka zbuluar 36 vjeçari.

“Me pak distancë, përfundimi im i parë është: ne duam, por nuk mundemi,” analizoi kampioni i botës.

Ai tha se kishte “parë një ekip dhe lojtarë që ishin të vetëdijshëm për përgjegjësinë ndaj gjithë futbollit gjerman dhe që e treguan këtë qartë përmes përkushtimit dhe entuziazmit. Megjithatë, nga ana sportive, ajo që përjetuan nuk ishte aspak surprizë. Me këtë nuk i referohem eliminimit në 1/32 kundër Paraguait, por performancës së përgjithshme të ekipit dhe paraqitjeve individuale në fushë,” shpjegoi Myler.

“Nuk kam parë një qëndrueshmëri në stilin e lojës apo krijimin e një boshti të qartë,” kritikoi Myler.

PANORAMASPORT.AL