Postuar: Korrik 5, 2026 | 11:42
Miq të ngushtë jashtë fushave, Mbape dhe Hakimi do të përballen për një biletë në gjysmëfinalen e Botërorit
Kilië Mbape dhe Ashraf Hakimi janë shokë të ngushtë që nga koha që luajtën së bashku për PSG-në.
Edhe pse tashmë, francezi luan për Realin dhe marokeni vijon karrierën te parizienët, dyshja është e pandarë edhe jashtë fushave.
Ata e kanë treguar shpeshherë lidhjen e fortë që kanë me njëri-tjetrin, madje Mbape u shfaq disa herë për të mbështetur Hakimin gjatë ndeshjeve të Kupës së Afrikës.
Pavarësisht miqësisë që kanë së bashku, më 9 korrik ata do të jenë rivalë, teksa Franca dhe Maroku do të luajnë për një biletë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.
PANORAMASPORT.AL













