“Shkatërruesi” Mbape, që nga viti 2018 ka shënuar më shumë gola se Spanja dhe Brazili në Botëror
Kilië Mbape ishte edhe njëherë vendimtar për Francën, duke i dhuruar kualifikimin në çerekfinale, falë penalltisë së kthyer në gol në minutën e 70′ të ndeshjes.

Ai e ka përmirësuar rekordin e tij mbresëlënës në Kupën e Botës, me 19 gola gjithsej dhe, më e rëndësishmja, 11 vetëm në fazat eliminatore. Statistikat e vendosin sulmuesin edhe mbi ekipet e tjera kombëtare.
Që nga edicioni i vitit 2018, domethënë, që kur ai ka luajtur në Kupën e Botës, vetëm Argjentina, Franca dhe Kroacia kanë shënuar më shumë gola se ai në fazat eliminatore.
Për të dhënë një ide të qartë për shkallën, Brazili dhe Anglia mbeten prapa me nga 10 gola, por edhe Portugalia (9) dhe Spanja (4). Vlen të kujtojmë se po flasim për ekipe të tëra kombëtare, jo për lojtarë individualë.
PANORAMASPORT.AL













