Deklarata e tij shkaktoi polemika të forta, trajneri i Belgjikës pendohet më pas: Nuk e kisha fjalën për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 8:31

Deklarata e tij shkaktoi polemika të forta, trajneri i Belgjikës pendohet më pas: Nuk e kisha fjalën për…

Pas fitores me përmbysje ndaj Senegalit, disa deklarata të trajnerit të Belgjikës, Rudi Garsia, shkaktuan polemika.garsiaPërzgjedhësi belg ishte shprehur: “Ne i njohim mirë ato skuadra, në fund të ndeshjes humbasin organizimin e tyre taktik”.

Një koment që nga shumë u interpretua si fyes ndaj përfaqësueseve afrikane. Rreth 24 orë më vonë, ish-trajneri i Romës dhe Napolit sqaroi qëndrimin e tij përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

“Kur fola për ‘ato skuadra’, i referohesha ekipeve që nuk janë mësuar të administrojnë një epërsi në ndeshje të këtij niveli në Kupën e Botës. Në asnjë rast nuk e kisha fjalën për kombëtaret afrikane. Po aq mirë mund t’u referohesha skuadrave aziatike, amerikano-jugore apo evropiane që nuk janë mësuar me një presion të tillë. Edhe unë vetë, kur isha një trajner më pak me përvojë, kam mësuar në kurrizin tim se ndalimi i lojës për të mbrojtur me çdo kusht rezultatin është kundërproduktiv. Pikërisht këtë kisha parasysh kur thashë se ato skuadra mund të humbasin organizimin e tyre taktik në momente të tilla”, shkruante ai.

PANORAMASPORT.AL