Ndizet merkato, klubi i Kategorisë së Parë bën gati dy goditje në Azerbajxhan
Fillimi i korrikut e ka gjetur Besën në fush ën stërvitore, ku nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani kavajasit kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. Ambiciet janë të mëdha. Pas pjesëmarrjes në fazën “play off” në dy sezonet e fundit, në Kavajë janë pjekur kushtet që Besa të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pas një mungese 13-vjeçare.

Drejtuesit kanë qenë shumë aktivë në merkato, duke afruar lojtarë me përvojë dhe profile të ndryshme. Megjithatë, kavajasit po mendojnë edhe për të ardhmen, pasi prioritet mbetet edhe afrimi i elementëve të rinj. Përveç produkteve vendase, ata po hedhin sytë edhe nga tregu i huaj. Sipas zërave të fundit të merkatos, Besa është pranë arritjes së marrëveshjes me dy futbollistë të rinj nga Azerbajxhani. Bëhet fjalë për i lindur më 18 gusht 2006, i cili aktivizohet në qendër të mesfushës, si dhe për Elnur Abdullajev, i lindur më 8 mars 2008, që luan në qendër të sulmit.

Kjo tregon qartë se vëmendja e drejtuesve kavajas është përqendruar te rifreskimi i skuadrës dhe shtimi i alternativave për trajnerin Gugash Magani, veçanërisht në repartin ofensiv.
Merkatoja në hyrje te Besa ka qenë mjaft e konsiderueshme deri në këto momente, por duket qartë se drejtuesit nuk do të kursehen për të ndërtuar një grup kompakt dhe konkurrues, i cili duhet të garantojë më në fund rikthimin e futbollit kavajas në Kategorinë Superiore. Sezoni 2026-2027 konsiderohet disi më favorizues për skuadrat e Kategorisë së Parë, pasi janë shtuar mundësitë dhe përqindjet për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL













