VIDEO/ Fishkëllima dhe tallje për lojtarët e Anglisë, “Tre Luanët” priten armiqësisht nga tifozët në Meksikë
Lojtarët e Anglisë janë pritur armiqësisht nga tifozët meksikanë pasi kanë mbërritur në hotelin e tyre në Meksikë. 
“Tre Luanët”, të cilët shpresonin ta mbanin vendndodhjen e tyre të fshehtë, iu nënshtruan fishkëllimave dhe talljeve ndërsa zbritën nga autobusi dhe hynë në hollin e hotelit.
Trajneri Tomas Tuhel u shfaq i qetë mes armiqësive, duke përshëndetur tifozët ndërsa hynte në hotel.
Lojtarëve të Anglisë u janë dhënë ilaçe natyrale për gjumë dhe kufje për t’i ndihmuar të bllokojnë çdo zhurmë të mundshme. Rreth hotelit të tyre është vendosur një perimetër sigurie dhe gjithashtu ka bllokada rrugore me policë të vendosur për të siguruar që tifozët të mos lejohen të hyjnë në afërsi të hotelit.
Entre abucheos y rechiflas, llega la Selección de Inglaterra a su hotel en Santa Fe
📽️ Rodrigo Goyeneche pic.twitter.com/TZ59O15TNW
— REFORMA (@Reforma) July 4, 2026
✖️🏴 ¡NO LOS QUIEREN! Entre gritos y abucheos, así recibieron mexicanos a los ingleses dentro de su hotel de Santa Fe. ¡Los ánimos están caldeados! 📹 Especial pic.twitter.com/oBxeRC6OXz — Milenio (@Milenio) July 4, 2026
Rikujtojmë që dueli Meksikë-Angli do të luhet të hënën në orën 02:00 të mëngjesit ku do të kërkohet çerekfinalja e turneut.
PANORAMASPORT.AL













