EKSKLUZIVE/ Financat problem, Partizani vendos në fokus sulmuesin belg
Partizani vijon punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri, ndërsa një nga repartet ku drejtuesit synojnë të ndërhyjnë me patjetër është krahu i majtë i sulmit. Pas largimit të Vusal Isgandarlit, të kuqtë kanë mbetur pa një nga elementët më të rëndësishëm të fazës ofensive dhe tashmë po kërkojnë futbollistin që mund ta zëvendësojë denjësisht. Azerbajxhanasi ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Partizanit gjatë sezonit të kaluar.

Përveç kontributit në ndërtimin e lojës, ai e mbylli kampionatin edhe si golashënuesi më i mirë i skuadrës me gjashtë realizime, statistikë që tregon qartë peshën që kishte në repartin ofensiv. Largimi i tij ka krijuar një boshllëk që drejtuesit nuk duan ta lënë pa zgjidhje. Pikërisht për këtë arsye, drejtori sportiv Agim Ibraimi ka nisur punën prej kohësh për të identifi kuar një futbollist me karakteristika të ngjashme, i cili mund t’i japë skuadrës shpejtësi, fantazi dhe efi kasitet në fazën sulmuese.
Sipas informacioneve, në fokusin e Partizanit ndodhet një futbollist belg, 23-vjeçar, i cili aktivizohet në Ligën e Dytë franceze. Bëhet fjalë për një lojtar me potencial të madh, që vlerësohet për cilësitë në lojën një kundër një, shpejtësinë dhe aftësinë për të luajtur në të dy krahët e sulmit. Në klub besojnë se profili i tij i përshtatet filozofi së që pritet të ndërtojë Florin Bratu.
Mosha e re dhe hapësirat për zhvillim e bëjnë një investim interesant, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, pasi lojtari mund të rrisë vlerën e tij nëse përshtatet me futbollin shqiptar. Megjithatë, negociatat nuk janë të thjeshta. Pengesa kryesore lidhet me aspektin financiar, pasi futbollisti kërkon një pagë të konsiderueshme për të pranuar transferimin në Shqipëri.
Kjo ka bërë që bisedimet të mos përparojnë me ritmin e dëshiruar. Presidenti Gazment Demi po analizon me kujdes situatën përpara se të marrë vendimin përfundimtar. Klubi duhet të peshojë me kujdes çdo investim, sidomos në një sezon kur Partizani nuk do të përfi tojë të ardhurat që zakonisht vijnë nga pjesëmarrja në kupat e Europës.
Pikërisht mungesa e këtyre të ardhurave e bën edhe më të rëndësishëm menaxhimin e buxhetit. Drejtuesit nuk duan të dalin jashtë planifi kimit fi nanciar, por në të njëjtën kohë janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për një futbollist cilësor në krahun e majtë. Edhe trajneri i ri, Florin Bratu, pritet të japë miratimin e tij për afrimin e lojtarit.
Rumuni do të ketë fjalën e fundit për transferimet dhe drejtuesit dëshirojnë që çdo afrim të jetë në përputhje me idetë taktike të stafi t teknik. Nëse nuk arrihet marrëveshja me objektivin kryesor, Partizani ka edhe alternativa të tjera në listën e merkatos. Megjithatë, drejtuesit do të përpiqen fi llimisht të gjejnë gjuhën e përbashkët me futbollistin belg, pasi e konsiderojnë profi lin që i përshtatet më mirë nevojave të skuadrës.
Zëvendësimi i Isgandarlit nuk do të jetë një detyrë e lehtë, pasi azerbajxhanasi la gjurmë me paraqitjet dhe golat e tij. Për këtë arsye, Partizani nuk dëshiron të nxitojë, por të zgjedhë futbollistin e duhur që mund të mbajë të njëjtën peshë në repartin ofensiv.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare edhe për këtë çështje. Me zyrtarizimin e Florin Bratut dhe nisjen e projektit të ri, merkatoja pritet të marrë ritëm, ndërsa drejtuesit synojnë ta kompletojnë sa më shpejt organikën. Afrimi i një anësori të majtë mbetet një nga prioritetet absolute të klubit, pasi Partizani kërkon të rikthejë forcën në sulm dhe të mos humbasë cilësinë që kishte në atë repart gjatë sezonit të kaluar.
EJGI ÇABELI-PANORAMASPORT.AL













