ZYRTARE/ Me tri nënshtetësi, sulmuesi “i pazakontë” prezantohet te kryeqytetasit e Superiores
Ruben Silva-Richards është prezantuar nga Dinamo. Sulmuesi 22-vjeçar e mbylli me Ferizajn ku ishte i huazuar. Transferimi u krye nga akademia e Estoril ku ishte pjesë e ekipit U-23. Disi e pazakontë për të, pasi ka nënshtetësi italiane, kanadeze dhe portugeze.

NJOFTIMI I DINAMOS:
“Mirë se erdhe, Ruben Silva-Richards! FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me klubin portugez Estoril për transferimin e sulmuesit Ruben Silva-Richards.
Lojtari 22-vjeçar, i formuar në futbollin portugez dhe me eksperiencë edhe në atë holandez si pjesë e ADO Den Haag, vjen te Dinamo pas aktivizimit së fundi me Ferizajn, duke sjellë cilësi, shpejtësi dhe potencial në repartin ofensiv.
I urojmë Rubenit mirëseardhjen në familjen dinamovite dhe shumë suksese me fanellën blu!
Mbetemi maksimalisht të impenjuar për të pasur një skuadër sa më të fortë në Europë dhe në të ardhmen…”

PANORAMASPORT.AL













