Protagonisti i ri i Anglisë, Gordon: Vetëm Mesi ka qenë mbi nivelin e Kejn
Antoni Gordon dha një deklaratë të fortë për formën e jashtëzakonshme të sulmuesit anglez, Herri Kejn, duke e krahasuar atë me më të mirët në histori.

Sipas Gordon, sezoni që po zhvillon Kejn është i nivelit historik dhe në shumë aspekte është tejkaluar vetëm nga legjenda argjentinase Lionel Messi, të cilin ai e quajti si “lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave”. Sa i takon anglezit, ai u shpreh: “Herri po zhvillon një sezon që është tejkaluar vetëm nga Messi. Ai është në një formë të pabesueshme”.
Mund të thuhet se deklarata ka ndezur diskutime të shumta mes tifozëve, sidomos për krahasimet mes formës aktuale të Kane dhe rekordeve historike në futboll. Angklezi, ndër të tjera, ka deklaruar se presioni është gjithmonë i pranishëm kur luan për Anglinë, por ai e shijon këtë përgjegjësi, sidomos në momentet vendimtare. Ai theksoi se të gjithë lojtarët në kampin anglez duan të luajnë, të shënojnë dhe të kenë ndikim në fushë. Gordon vuri në dukje se Anglia ka “një stol të jashtëzakonshëm me lojtarë cilësorë që presin radhën, për të ndihmuar ekipin”.
MOMENTI I VËSHTIRË – Deklaratat e tij erdhën në një periudhë intensive, ku pasi u kritikua ashpër nga mediat britanike (duke u cilësuar përkohësisht si “delja e zezë”), ai u shndërrua në një nga protagonistët e Anglisë në fitoren kundër Kongos në Botëror. I futur si zëvendësues, Gordon dhuroi dy asiste vendimtare për Kejn, duke përmbysur ndeshjen dhe duke shpëtuar Anglinë nga një eliminim i parakohshëm. Paralelisht me këto zhvillime, ai sapo ka përfunduar edhe transferimin e tij të bujshëm te Barcelona.
NË HISTORI – Në planin personal, Gordon hyri në histori të Kupës së Botës, pasi u bë lojtari i parë që regjistron dy asiste në një ndeshje me eliminim direkt pasi hyri nga stoli i rezervave, duke vendosur një performancë vendimtare në fitoren ndaj Kongos. Anësori anglez ndikoi menjëherë në lojë pas iaktivizimitt, duke ndryshuar rrjedhën e ndeshjes dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër.
PANORAMASPORT.AL













