Postuar: Korrik 4, 2026 | 13:42
ZYRTARE/ Lirim Kastrati ndan rrugët me klubin, e mbyll përfundimisht me zhgënjimin më të madh
Lirim Kastrati është zyrtarisht një lojtar i lirë. Klubi i Diosgior në Hungari konfirmoi vendimin pas zhgënjimit të madh të rënies nga kategoria.

“Pas rënies nga kategoria, Lirim Kastrati u largua nga Diosgior. Ai iu bashkua DVTK-së gjatë merkatos së dimrit dhe veshi fanellën Diosgiorit në 6 ndeshje të kampionatit dhe 1 ndeshje të kupës.
E falënderojmë për kontributin e dhënë te Diosgior dhe i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruan klubi hungarez.
27-vjeçari është ish-lojtar i përfaqësueses së Kosovës. Sezoni për mbrojtësin e krahut të djathtë ishte mjaft i vështirë.

PANORAMASPORT.AL













