FORMULA 1/ Antoneli i jep leksion Hemilton, parakalon britanikun në “shtëpinë” e tij dhe merr fitoren në sprint

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 14:03

FORMULA 1/ Antoneli i jep leksion Hemilton, parakalon britanikun në “shtëpinë” e tij dhe merr fitoren në sprint

Kimi Antoneli vazhdon të mahnitë duke treguar se jo vetëm është i shpejtë, por edhe ka aftësinë të triumfojë në duelet përballë “veteranëve” të Formula 1.

sadasdsadsad

Provën e radhës ai e ka dhënë duke fituar garën sprint në pistën e Silverston në Angli, ku të gjithë parashikonin një fitore të Luis Hemilton i cili nisej i pari. Italiani i cili pozicionohej pas krahëve të tij, u tregua i aftë që të priste deri në mesin e 17 xhirove të planifikuara dhe më pas e parakaloi me lehtësi pilotin e Ferrarit, duke u shkëputur më pas i qetë drejt finishit.

Një provë force që padyshim tregon edhe një herë cilësitë e djaloshit 19-vjeçar i cili vazhdon të kontrollojë i vetëm kreun e renditjes së kampionatit. Vendin e tretë në sprint e mori Norris, ndërsa më pas në zonë e pikëve hynë edhe Rasëll, Lëklerk, Vershtapen, Piastri dhe Louson.

asdasdasdasdasdasd

PANORAMASPORT.AL