Ibrahimoviç sugjeron transferimin e bujshëm te Milani, por dihet pengesa më e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 14:54

Ibrahimoviç sugjeron transferimin e bujshëm te Milani, por dihet pengesa më e madhe

Liverpuli është i hapur për shitjen e Virxhil Van Dajk. Klubet që dalin të interesuara deri tani janë Milani, Fenerbahçe dhe Gallatasaraj.

Screenshot 2026-07-04 145241

Ideja për kuqezinjtë është propozuar nga Zlatan Ibrahimoviç, që është këshilltari i Kardinales. Transferimi është i vështirë, pasi Van Dajk fiton 15 milionë euro në sezon. Shifër kjo që nuk përshtatet aspak me Milanin, për më tepër pas shpenzimeve për Gonçalo Ramos dhe Mario Gila.

Paga nuk është problemi i vetëm për mbrojtësin 34-vjeçar. Liverpuli nuk do të heqë dorë nga kapiteni i tij pa mbërritur shifra e duhur.

Fakt mbetet që Milani do blindohej në mbrojtje me afrimin e Van Dajk. Financat mbeten pengesa e vetme, pasi përballë Fenerbahçes dhe Gallatasarajt do të ishte Milani si zgjedhja historike.

PANORAMASPORT.AL