Magjia e Francës përballë Paraguait hermetik, në mbrëmje pritet spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 16:31

Magjia e Francës përballë Paraguait hermetik, në mbrëmje pritet spektakël

Ndërsa Filadelfia përgatitet të shënojë 250 vjet nga miratimi i Deklaratës së Pavarësisë, Franca mbërriti në “Lincoln Financial Field Stadium”, duke u dukur forca dominuese e Kupës së Botës, por e vetëdijshme se Paraguai tashmë ka treguar se sa shpejt një perandori mund të shqetësohet.

franca

“Les Bleus” kanë kaluar pjesën më të madhe të kësaj Kupe Bote duke i bërë kundërshtarët të duken shumë të papërgatitur përballë tyre. Kilian Mbape po vrapon në hapësirën e lënë bosh nga kundërshtari, tjetri Osmane Dembele futet me shpejtësi mes linjave të kundërshtarit para se mbrojtësit të mund të rikuperojnë, Majkëll Olise tashmë ka gjetur pasimin ose përfundimin.

Është futboll i luajtur me një ritëm dhe saktësi që mund ta bëjë rezistencën e mbrojtjeve kundështare të ndihen të kotë. Kjo ka qenë historia e skuadrës së Didier Deshamp në katër ndeshjet e Botërorit. Franca ka shënuar 13 gola, ka pësuar vetëm dy herë dhe ka ka gjetur ritmin e saj shpejt. Suedia ishte e fundit që u fshi mënjanë, një fitore 3-0 që përsëri tregoi përzierjen e frikshme të pasurisë sulmuese të Francës.

Paruagai kërcënon: Nuk kemi ardhur për shëtitje

Por kualifikimi i Paraguait mbart paralajmërimin e vet. Skuadra e Gustavo Alfaros tashmë ka shkruar tronditjen e turneut, duke e tërhequr Gjermaninë në një garë të zymtë dhe të thyer, duke e mbajtur atë në një barazim 1-1 dhe më pas duke e dërguar në shtëpi me penallti. Ky rezultat u ndërtua mbi disiplinën. Junior Alonso dhe Gustavo Gomez mbajtën qendrën e mbrojtjes së bashku, duke sulmuar krosimet dhe duke refuzuar të linin Gjermaninë të luante në mes, ndërsa Andres Kubas dhe Damian Bobadilla para tyre ishin të pagabueshëm.

Vrapimi i Miguel Almiron i dha Paraguait një rrugëdalje për t’i shpëtuar presionit, ndërsa Hulio Ensiso, kërcënimi i tij më i mprehtë sulmues, ka mbajtur shumë nga rreziku në gjysmëfushën kundërshtare. Mbape, një nga pretendentët për “Këpucën e Artë” me gjashtë gola, ishte i kujdesshëm të pranonte rrezikun që Paraguai paraqet. “Unë jam i fokusuar në klimën dhe dhomën e zhveshjes. Ata treguan se janë një skuadër për t’u marrë seriozisht pas Gjermanisë. Ne do të shkojmë atje për të fi tuar,” tha Mbape.

Frikë nga temperaturat e larta

Temperatura në Filadelfi a pritet të arrijë më shumë se 38 gradë, me shkencëtarët që i bëjnë thirrje FIFA-s të shtyjë fi llimin në orën 5 pasdite. Deshamp, i kthyer në skuadër pas një humbjejes së nëns, gjithashtu ka paralajmëruar kundër leximit të vrapimit të Paraguait si një risi. “Unë kam parë Paraguajin. Ajo që ata kanë arritur nuk është rastësi,” tha ai. “Është një ekip tipik i Amerikës së Jugut, i fortë në duele dhe shumë këmbëngulës, dhe ata gjithashtu kanë lojtarë me cilësi të madhe”.

Midis këtyre skuadrave ka histori. Herën e fundit që Franca u përball me Paraguain në një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës, në 1998, i duhej goli i artë i Laurent Blank në minutën e 114-të për të shpëtuar. Deshamp ishte kapiteni atë ditë. Gati tre dekada më vonë, ai kthehet në të njëjtën ndeshje me një skuadër shumë më shpërthyese se ajo që kishte udhëhequr atëherë.

PANORAMASPORT.AL