Postuar: Korrik 4, 2026 | 16:47
E PAPRITUR/ U bë fakt transferimi te Teuta, sulmuesi i Seria A transferohet për 500 mijë euro
David Ankeje u bë fakt që do i bashkohet Teutës gjatë merkatos. Ky lajm rezulton të jetë i pasaktë tashmë, pasi Zeleznicar e ka prezantuar në Serbi.

22-vjeçari është transferuar për një shifër prej 500 mijë eurosh siç raportohet në Itali. Mjaft e lartë nëse krahasohet me realitetin e Abissnet Superiore.
Ankeje do të ishte transferim i bujshëm në Shqipëri. Duke qenë se kishte vetëm një vit të mbetur kontratë, Ankeje u largua nga Xhenoa.
Xhenoa e bleu kartonin e tij nga Sherif Tiraspol në janarin e vitit 2024 për 2,5 milionë euro. Më pas pati tre huazime të lojtarit, që nuk e bindi për ta mbajtur në Seria A. Nga elita e futbollit italian u largua me kujtimin e vetëm 10 paraqitjeve.
PANORAMASPORT.AL













