ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, futbollisti kampion largohet nga Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 17:15

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, futbollisti kampion largohet nga Egnatia

Xheferson është larguar nga Egnatia. Njoftimi është zyrtar nga kampionët në fuqi.

Screenshot 2026-07-04 171103

“Panorama Sport” raportoi se ishte zgjedhje teknike, për të mbetur jashtë listës së Champions. Shkak për këtë ishte bërë numri i limitur i lojtarëve, pikërisht 21, që Egnatia mund të merrte me vete.

Xheferson duket se nuk e ka përqafuar këtë vendim të klubit. Dhe tashmë palët kanë ndarë rrugët.

“Klubi i Futbollit Egnatia e falënderon për gjithçka që dha për fanellën tonë dhe i uron suksese të pafundme në sfidat e radhës”, shkruan Egnatia. Afonso Rodrigez është një tjetër futbollist që pritet të largohet, pasi mbeti jashtë listës së Europës.

PANORAMASPORT.AL