ZYRTARE/ E donte edhe Tirana, kapiteni lë Elbasanin pas fazës përgatitore dhe prezantohet te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 17:49

ZYRTARE/ E donte edhe Tirana, kapiteni lë Elbasanin pas fazës përgatitore dhe prezantohet te Vllaznia

Emiljano Musta është prezantuar te Vllaznia. Musta, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek Elbasani, u largua nga verdheblutë pas fazës përgatitore në Serbi. Për Elbasanin janë 10 largime zyrtare deri tani.

emiljano musta

Sa i përket kuqebluve, përforcohen me një tjetër lojtar. Marrëveshja është arritur për sezonin e ri. Musta kërkohej edhe nga Tirana, megjithatë ishte Vllaznia që u tregua më bindëse me ofertën e saj.

Mbrojtësi 34-vjeçar e ka eksperiencën e parë në Shkodër. Në krahun e majtë shton forcat e kuqebluve pas largimit të Jagos.

Njoftimi i Vllaznisë: “Mirë se erdhe, Emiljano Musta! KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Emiljano Musta, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu për sezonin e ri.

Me eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Musta i bashkohet Vllaznisë për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit në kampionat dhe në arenën europiane. I urojmë Emiljanos shumë suksese me fanellën kuqeblu! Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë!”

PANORAMASPORT.AL