“Autoritet të më këshillojë? Vetëm Sër Aleks Ferguson”, Ançeloti: Nuk jam gjeni, me 100% siguri s’jam as budalla
Trajneri italian i Brazilit, Karlo Ançeloti, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Folha de Sao Paulo” nga grumbullimi i kombëtares në Nju Xhersi.

Një bisedë e gjerë, e cila vjen pasi ai kishte folur më herët për “Gazzetta dello Sport” para nisjes së Botërorit. Këtë herë, intervista është titulluar në mënyrë simbolike: “Është e sigurt 100% që nuk jam gjeni. Por është e sigurt 100% që nuk jam budalla.” Në intervistë, Ançeloti prek disa tema. Nejmarin, mënyrën e menaxhimit të ekipit, presionin te Brazili, dhe fi lozofi në e tij si trajner në nivelin më të lartë të futbollit botëror.
NEJMAR “Ai mund të luajë 90 minuta. Kur të kuptoj se do të kem nevojë për të, do ta përdor. Po sillet shumë mirë, është shumë i respektueshëm, shumë i dashur dhe i vlerësuar nga shokët e skuadrës. Është një person shumë i rëndësishëm brenda ekipit sepse ka cilësi dhe është një njeri shumë modest, jam shumë i kënaqur me të. Sigurisht që ai dëshiron të luajë, gjithmonë ka luajtur. Nuk ma kërkon drejtpërdrejt, por është e dukshme dhe është normale, një lojtar nuk mund të jetë i lumtur duke qëndruar në stol. Por ai po e menaxhon shumë mirë situatën.”
VIDEO Në intervistë përmendet edhe një video e Endrik, ku duket një moment stërvitjeje me goma. Ançeloti e sqaroi me humor. “Unë nuk e di sa goma përdor në çdo ndeshje. Kundër Japonisë përdora zero: i harrova në dhomat e zhveshjes… Dhe jo, gomat e shpërndara nga Endrik në stërvitje në atë video nuk ishin të miat.”
PËRVOJA DHE KUPTIMI I FUTBOLLIT “Ekziston një shprehje në Itali që thotë se të gjithë burrat duan të jenë trajnerë dhe të gjitha gratë duan të jenë arkitekte. Unë nuk e di nëse kuptoj futboll apo jo, por askush nuk mund të më gjykojë për këtë në mënyrë absolute. E vetmja gjë e sigurt është se kam përgatitur më shumë se 1400 ndeshje. Mund të mos mjaftojë për të thënë që e kuptoj futbollin, por është padyshim një pjesë e madhe e eksperiencës. Vetëm një person ka përgatitur më shumë ndeshje se unë, Aleks Ferguson, me mbi 2000. Ai është i vetmi që unë mendoj se mund të më japë këshilla të vërteta. Unë pranoj këshilla nga të gjithë, por nëse do të kishte dikush që do të kishte autoritet të më këshillonte, ai do të ishte vetëm Aleks Ferguson.”
MOSFESTIMET “Pse nuk festova golin e Martinelit kundër Japonisë? Sepse nuk mund të vrapoj, përndryshe rrezikoj të dëmtoj gjurin. Jam 67 vjeç. Dhe për mua, ndeshja nuk mbaron kurrë deri në fi shkëllimën e fundit. Kur Martineli shënoi, kishin mbetur ende disa minuta. Unë nuk festoj sepse më ka ndodhur shumë herë të humbas ndeshje që mendoja se ishin të mbyllura. Mund të festoja vetëm në fund, por kur mbaron një ndeshje si ajo kundër Japonisë, ndjenja nuk është aq shumë gëzim, sa lehtësim.”
PA LUTJE GJATË NDESHJEVE “Unë jam katolik, por nuk lutem gjatë ndeshjeve, edhe sepse mendoj se Zoti ka probleme më të rëndësishme për t’u marrë”.
PRESIONI TE BRAZILI “Presioni është i madh. Brazili është pesë herë kampion bote, por nuk ka fi tuar prej 24 vitesh. Por për mua, të jem këtu dhe të drejtoj këtë kombëtare është një nder i madh. Dhe për këtë arsye, unë pranoj çdo kritikë. Nuk ka rëndësi, sepse jam i nderuar që jam këtu.”
SI I SHEH BRAZILIANËT “Kam qenë në Karnaval dhe ai e përshkruan shumë mirë popullin brazilian, janë të gëzuar, shumë të gëzuar, të bashkuar, shumë të organizuar dhe shumë modestë. Unë nuk kam takuar kurrë një brazilian arrogant. Dhe kjo është diçka shumë e rrallë. Punoj me shumë brazilianë në staf, mjekë, fi zioterapistë… askush nuk është arrogant, madje as yjet e mëdhenj të ekipit. Dhe nëse ndonjë prej tyre do të ishte arrogant, unë nuk do ta grumbulloja”.
FRAXHILITETI I TRAJNERIT “Është kështu sepse merita është e lojtarëve dhe faji i trajnerit, i cili është pjesa më e dobët e lojës. Nëse nuk do ta kishim mposhtur Japoninë, çfarë do të thoshin? Çfarë do të ndodhte për mos-zëvendësimin e Casemiros dhe futjen e Martinelit? Faji i kujt do të ishte? I imi, sigurisht. Unë e kuptoj shumë mirë këtë dhe për këtë arsye përpiqem të ruaj ekuilibrin. Është 100% e sigurt që nuk jam gjeni. Por është 100% e sigurt që nuk jam budalla”.
PANORAMASPORT.AL













