VIDEO/ Tre golat në pjesën e dytë shtangin Kanadanë, Maroku eliminon organizatorët dhe “fluturon” drejt çerekfinaleve të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 20:59

VIDEO/ Tre golat në pjesën e dytë shtangin Kanadanë, Maroku eliminon organizatorët dhe “fluturon” drejt çerekfinaleve të Botërorit

Maroku ka eliminuar një nga organizatorët e turneut, Kanadanë.maroku

Pjesa e parë rezultoi më e mirë për kanadezët, por nuk arritën të shënjestronin si duhet. Në minutën e 22’ Marokut iu dëmtua golashënuesi më i mirë i skuadrës, Ismael Saibari duke i tronditur dhe në 45 minutat nuk u prodhua asnjë gol.

Në të dytën gjithçka foli për afrikanët që zhbllokuan shifrat në minutën e 50’. Pas një asisti fantastik të kapitenit Hakimi, Ounahi tundi rrjetën e kanadezëve. Në minutën e 82-të, ishte Brahim Diaz ai që u shfaq me asist dhe Ounahi bëri heroin me dygolësh. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Rahimi vulosi sfidën në minutën e 98′.

Me këtë fitore të pastër, Maroku shkon në raundin tjetër ku do të presë fituesin e çiftit Paraguai-Francë.

KANADA 0-3 MAROK

50′, 82′ Ounahi, 90+8′ Rahimi

NGJARJET KRYESORE

GOLI I RAHIMIT (VIDEO)

RASTI I RAHIMIT (VIDEO)

GOLAT E OUNAHIT (VIDEO) (VIDEO)

TENSION MES LOJTARËVE (VIDEO)

DËMTIMI I SAIBARIT DHE ZËVENDËSIMI (VIDEO)

RASTI I OLUVASEJI (VIDEO)

RASTI I XHONATAN DAVID (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

ds

PANORAMASPORT.AL