ZYRTARE/ Luan për kombëtaren U19 dhe vjen nga Italia, klubi i Superiores prezanton blerjen e re
Vora ka prezantuar afrimin e radhës në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar, Renato Halili. 18-vjeçari vjen nga Italia, por luan edhe më Kombëtaren shqiptare U19.

POSTIMI I PLOTË
📄✍🏻 Renato Halili i bashkohet klubit tonë.
Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Renato Halili është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Mbrojtësi qendror 18-vjeçar vjen pas një eksperience të rëndësishme në Itali, ku është zhvilluar te Südtirol, duke kaluar nëpër ekipet zinxhir dhe aktualisht ishte pjesë e Südtirol Primavera. Me gjatësi 1.85 m dhe profil modern në mbrojtje, Halili spikat për sigurinë në duele, leximin e lojës dhe ndërtimin nga prapa.
Renato është aktualisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-19, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e U-16 dhe U-17, një rrugëtim që tregon potencialin dhe vazhdimësinë e tij.
Me talentin dhe potencialin e tij, pritet që Renato Halili të rritet vazhdimisht dhe të zhvillojë më tej cilësitë e tij, duke u bërë një vlerë e shtuar për ekipin në vazhdim.
Mirë se erdhe, Renato! 🤍💙
PANORAMASPORT.AL













