Pasuesi i Nagelsman, sa do të duhet të paguajë Gjermania për shërbimet e Klop?
Jurgen Klop pritet të pasoj Julian Nagelsman në postin e trajnerit të kombëtares gjermane. Megjithatë, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) me sa duket do të duhet të paguaj një shumë të konsiderueshme për të siguruar shërbimet e ish trajnerit të Dortmundit.

Sipas Bild, DFB do t’i paguaj një dëmshpërblim punëdhënësit aktual të Klopit, Red Bull, i cili pritet të jetë në vlerën e disa milionë eurove.
Nga ana tjetër, raportimet se Red Bull kërkon 14 milionë euro për të liruar Klop thuhet se nuk janë të vërteta. Kontrata e Klop me Red Bull është e vlefshme deri në vitin 2029. Megjithatë, sipas raportimeve, 59 vjeçari ka një klauzolë largimi. Kjo nuk është e përfshirë në kontratë me shkrim, por është dakordësuar verbalisht në fillim të vitit 2025, kur ai iu bashkua Red Bullit.
PANORAMASPORT.AL













