Leao drejt largimit nga Milani, klubi do të paktën 60 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 23:20

Leao drejt largimit nga Milani, klubi do të paktën 60 milionë euro

Aventura e Rafael Leaos te Milani duket se po shkon drejt fundit. Pas shtatë sezonesh me fanellën kuqezi, klubi ka vendosur të ndahet me sulmuesin portugez dhe tashmë ka nisur punën me përfaqësuesit e lojtarit për të gjetur zgjidhjen e duhur në merkato.

leao

Një paraqitje e mirë me Portugalinë në ndeshjen ndaj Kroacisë në Botëror nuk mjafton për të ndryshuar planet e drejtuesve të Milanit. E ardhmja e Leaos pritet të qartësohet përfundimisht pas përfundimit të Kupës së Botës, por sinjalet janë të qarta, palët janë të destinuara të ndajnë rrugët.

Takim mes klubit dhe agjentëve Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e Milanit janë takuar me një nga përfaqësuesit ligjorë të Leaos. Në këtë takim është konfi rmuar ajo që prej javësh përfl itej, bashkëpunimi mes klubit dhe lojtarit futbollistit po shkon drejt fundit. Një nga arsyet kryesore lidhet me fi lozofi në e trajnerit Ruben Amorim, i cili preferon një stil loje dhe profi le futbollistësh që nuk përputhen plotësisht me karakteristikat e Leaos.

Nga ana tjetër, edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re, duke preferuar një transferim në Premier League ose në La Liga. Vendimi përfundimtar pritet të merret pas Botërorit, por vullneti i të dyja palëve për t’u ndarë duket tashmë i konsoliduar. Milani kërkon të paktën 60 milionë euro Gjatë takimit me agjentët, Milani ka bërë të qartë edhe vlerën minimale për kartonin e sulmuesit. Klubi kuqezi nuk është i gatshëm të negociojë për më pak se 60 milionë euro. Tashmë topi kalon në fushën e përfaqësuesve të lojtarit, të cilët duhet të gjejnë ofertën e duhur.

Në klub shpresojnë gjithashtu që paraqitjet e Leaos në Botëror të rrisin interesin e klubeve të mëdha europiane. Deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete nga kampionatet që preferon lojtari. Milani, megjithatë, është i hapur edhe ndaj formulave alternative të transferimit, përfshirë huazimin me detyrim blerjeje. Interesime kanë ardhur nga klube të Turqisë dhe Arabisë Saudite, por ato nuk janë në planet e Leaos. Ndërkohë, Barcelona, Mançester Junajtid dhe Totenhem kanë kërkuar informacione për situatën e tij, por deri më tani asnjë prej këtyre kontakteve nuk është shndërruar në një ofertë zyrtare.

PANORAMASPORT.AL