Objektivat në merkato, Vllaznisë i duhet edhe një… sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 22:48

Objektivat në merkato, Vllaznisë i duhet edhe një… sulmues

Bisedimet vijojnë në disa pista gjatë merkatos dhe objektivi është që afrimet e ardhshme të jenë lojtarë që rrisin menjëherë nivelin e ekipit dhe i japin trajnerit më shumë alternativa në repartet ku ka më tepër nevojë.

vllaznia

Prioriteti kryesor në këtë moment duket të jetë faza sulmuese. Aktualisht, në dispozicion të skuadrës për qendrën e sulmit janë vetëm kapiteni Bekim Balaj dhe Rrok Toma.

Edhe pse bëhet fjalë për dy futbollistë me karakteristika të ndryshme, është e qartë se ata nuk mjaftojnë për të përballuar ngarkesën e një sezoni të gjatë, ku Vllaznia do të jetë e angazhuar në kampionat, Kupën e Shqipërisë dhe, fi llimisht, edhe në arenën europiane.

Konkurrenca dhe alternativat në repartin ofensiv konsiderohen të domosdoshme për një skuadër me objektiva të larta. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit kuqeblu kanë përqendruar vëmendjen te afrimi i të paktën një tjetër futbollisti ofensiv, pa përjashtuar mundësinë që nëse krijohen kushtet e duhura, të shtohen edhe më shumë opsione në vijën e parë.

PANORAMASPORT.AL