Nis epoka Alegri te Napoli, ja kushtet e kontratës së majme
Tashmë është zyrtare, Masimiliano Alegri është trajneri i ri i Napoli. Lajmi u konfi rmua nga klubi italian dhe presidenti Aurelio De Laurentis, i cili e mirëpriti teknikun me mesazhin: “Mirë se erdhe, Maks”. Në kanalet zyrtare të klubit u publikua edhe deklarata: “Trajneri Alegri është krenar që është njëri prej nesh”. Emërimi nuk përbënte surprizë, pasi prej ditësh ishte arritur marrëveshja, vetëm dy javë përpara nisjes së grumbullimit veror në Dimaro Folgarida.

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit ka fi rmosur një kontratë trevjeçare, deri në verën e vitit 2029. Sipas marrëveshjes, Alegri do të përfi tojë 4.5 milionë euro në sezon, plus bonuse në rast kualifi kimi në Champions dhe një shpërblim shtesë nëse fi ton titullin kampion. Për De Laurentis ky është një tjetër emër i madh në stolin e Napolit, pas trajnerëve si Rafael Benitez, Karlo Ançeloti dhe Antonio Konte. Tashmë ai ia beson skuadrën trajnerit më të suksesshëm të Serie A që është ende në aktivitet. Për Alegrin, rikthimi në Napoli ka edhe një domethënie personale.
Si futbollist ai veshi fanellën e klubit në sezonin 1997- 1998, kur ekipi u rrëzua në Serie B, ndërsa tani rikthehet pas një prej periudhave më të vështira të karrierës së tij si trajner.
Gjatë javëve të fundit, tekniku ka studiuar me kujdes organikën e skuadrës dhe, në pritje të afrimeve të reja në merkato, është gati të nisë sfi dën e re, të mbajë Napolin në garën për titullin kampion dhe ta rikthejë klubin protagonist edhe në arenën europiane. Objektivi i madh mbetet Champions League, një kompeticion që ka qenë gjithmonë prioritet për De Laurentis dhe ku Alegri ka përjetuar disa nga netët më të rëndësishme të karrierës së tij.
PANORAMASPORT.AL













