VIDEO/ Iu bë “makth” Francës me pritjet e tij, Mbape e injoron totalisht gardianin e Paraguait! Sjellja e kapitenit po bën namin në rrjet
Franca nuk e pati aq të lehtë sa kujtonte në përballjen me Paraguain dhe iu desh një penallti e Mbapes për tu kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit.

Pas fishkëllimës së fundit, tensionet u shtuan gjatë vijës tradicionale të shtrëngimit të duarve. Portieri i Paraguait, Orlando Gill i cilli u shpall lojtari i ndeshjes me pritjet fantastike, iu afrua Mbapes duke i zgjatur duart për tja shtrënguar, por kapiteni I Francës e injoroi totalisht dhe u kthye të festonte me tifozët.
Gill u indinjua nga veprimi i tij dhe më pas e gjuajti me top nga mbrapa, por Mbape zgjodhi të mos reagojë duke e mbyllur me kaq situatën.
🚨DESUMANO! O goleiro do Paraguai foi dar a mão para cumprimentar o Mbappé e ele ignorou. #PARxFRA pic.twitter.com/irDg4xvtMx
— Hora da Fofoca (@horadafofocatv) July 4, 2026
“Shkova te Mbape për ta uruar, por ai nuk donte të më shtrëngonte dorën. Nuk më kushtoi vëmendjen dhe e humba durimin, por kjo ishte e gjitha. U qetësova më pas”, deklaroi gardiani.
PANORAMASPORT.AL













