Dueli me Meksikën, titullari i Tuhelit mban në ankth Anglinë
Deklan Rajs po administron dhembjet në pjesën e pasme të kofshës që nga periudha e Krishtlindjeve. Ai u la jashtë ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Panamasë për shkak të shqetësimeve fizike. Para ndeshjes me Kongon, 27-vjeçari u pyet për gjendjen e tij fizike.
“Jam mirë. Sinqerisht, jam mire. Kam pasur një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës, çka ka qenë problem, por nuk është diçka serioze, sepse jam ende këtu duke stërvitur dhe duke luajtur. Jam në rregull. Në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Ganës mora një goditje në pulpë. Lojtari më goditi dhe këmba m’u fry për rreth tri ditë, kështu që ishte thjesht fat i keq. Realisht, ndihem mirë, në formë dhe i fortë”.
Rajs luajti në përballjen e së mërkurës në Atlanta, por në momentet e fundit u zëvendësua nga Stons. Tani, është zbuluar se mesfushori ishte me “dhembje të tmerrshme” në fund të ndeshjes. Këtë e konfirmoi Tomas Tuhel, i cili megjithatë beson se Rajs do të jetë në gjendje të vazhdojë turneun pavarësisht shqetësimit.
Sipas “The Mirror”, Tuhel ka deklaruar: “E pyeta Rajs dhe ai më tha: ‘Mund ta bëj për ekipin, por kam dhembje të tmerrshme’. Dhe kur Deklan të thotë se ka dhembje të tmerrshme, atëherë e di që ai nuk mund të vazhdojë më”.
PANORAMASPORT.AL













