ZYRTARE/ Nënshkrimi i katërt për Realin, mbrojtësi zbarkon në Madrid dhe firmos për 4 vite
Denzel Dumfris është zyrtarisht lojtar i Real Madridit. Holandezi është transferuar nga Interi në Madrid për 20 milionë euro. Mbrojtësi ka firmosur një kontratë 4-vjeçare deri në 2030-ën.

“(Ne) kemi arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Denzel Dumfris, i cili do të jetë me klubin tonë për katër sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030,” tha Madridi në një deklaratë.
30 vjeçari luajti me Holandën në Kupën e Botës derisa u eliminua në raundin e 32-shave me penallti nga Maroku.
Dumfris shton konkurrencë të mëtejshme në pozicionin e mbrojtësit të djathtë së bashku me Trent. Mbrojtësi është nënshkrimi i katërt që Madridi ka bërë këtë verë, pas Mark Kukureja, Bernardo Silva dhe Ibrahima Konate. Madridi, i cili punësoi veteranin portugez Zhoze Murinjo si trajner për të zëvendësuar Alvaro Arbeloa, po riorganizon skuadrën e tij pasi kaloi dy sezone radhazi pa një trofe të madh.
Los Blancos gjithashtu rinovuan kontratën e qendërmbrojtësit Antonio Rydiger deri në vitin 2027, pasi Dani Karvahl dhe David Alaba u larguan nga klubi në fund të sezonit të kaluar.
Comunicado Oficial: Dumfries.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 5, 2026
PANORAMASPORT.AL













