Partizani ofroi 140 mijë euro, ish-sulmuesi i Superiores del i lirë në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 13:34

Partizani ofroi 140 mijë euro, ish-sulmuesi i Superiores del i lirë në merkato

Mustafa Salami ishte një sulmues interesant te Kukësi. Madje Partizani u raportua se ofroi 140 mijë euro në vitin 2024.

SALAMI

Salami u transferua te Benei Jehuda në Izrael. Aty ku qëndroi për dy sezone dhe regjistroi 18 paraqitje ku shënoi dy gola. Dy dëmtime të rënda i dhanë goditje të rëndë në karrierë

Nga dhjetori i vitit të kaluar vuan këputjen e ligamentit krociat. 24-vjeçari e ka për herë të dytë këtë dëmtim në Izrael, pasi edhe nga shtatori i vitit 2024 deri në majin e vitit të kaluar qëndroi jashtë për këtë shkak.

Tashmë është lojtar i lirë. Sulmuesi nga Nigeria duhet të provojë të kthehet edhe njëherë në fortë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL