Probleme për Anglinë, do të luajë kundër Meksikës në stadiumin mbi 2000 metra mbi nivelin e detit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 14:17

Probleme për Anglinë, do të luajë kundër Meksikës në stadiumin mbi 2000 metra mbi nivelin e detit

Anglinë e pret Meksika të hënën, në një përballje që pritet të jetë shumë e vështirë për “Tre Luanët”, pasi do të luhet në stadiumin e famshëm “Azteca”.Azteca-featuredKy stadium ndodhet mbi 2000 metra mbi nivelin e detit, duke qenë rreth një herë e gjysmë më shumë se maja e Ben Nevis, pika më e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Meksika është mësuar mirë me ajrin në lartësi, pasi i ka luajtur të katër ndeshjet e saj në Meksikë në kushte të tilla. Anglia, nga ana tjetër, mund ta ketë shumë më të vështirë të përshtatet.

“Sigurisht që lartësia do të jetë një disavantazh i madh, sepse fizikisht nuk mund të përshtatemi me të”, tha Tuhel.

“Kjo kërkon shumë kohë. Fizikisht është e pamundur të përshtatesh me lartësinë. Kjo është një përparësi shumë e madhe që do ta ketë Meksika. Mund të shfaqen edhe pengesa të tjera, por ne jemi gati për to. Kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi. Dhe mendoj se kemi treguar qëndrimin se jemi gati për këtë sfidë”, përfundoi trajneri.

PANORAMASPORT.AL