Gvozdenoviç përcakton formacionin e Elbasanit, pesë afrimet priten si titullarë ndaj BATE-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 16:21

Gvozdenoviç përcakton formacionin e Elbasanit, pesë afrimet priten si titullarë ndaj BATE-s

Elbasani po numëron orët për sfi dën e parë ndaj BATE Borisov, që shënon edhe rikthimin e verdhebluve në arenën europiane pas 20 vitesh. Gjatë fazës përgatitore në Zlatibor, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka provuar disa variante në të gjitha repartet, ndërsa tashmë duket se ka krijuar një ide të qartë për formacionin që mund të zbresë në fushë në “Elbasan Arena”.

elbasani

Nga provat e zhvilluara në stërvitje dhe dy ndeshjet miqësore, gjithçka të çon drejt një rreshtimi 4-2-3-1, skemë që tekniku serb e ka përdorur edhe sezonin e kaluar. Risia më e madhe është se disa nga afrimet e kësaj vere pritet të marrin menjëherë fanellën e titullarit, duke treguar besimin që stafi teknik ka te futbollistët e ardhur në merkato.

TITULLARËT – Formacioni i mundshëm i Elbasanit pritet të jetë: Aleksovski në portë, K.Kasa, Lulaj, Epitauks dhe Lila në mbrojtje; përpara tyre dyshja Abas Ibrahim dhe Arsen Kasa do të mbajë ekuilibrin në mesin e fushës, ndërsa treshja ofensive Diallo-Tresa-Bajramaj që do të ketë detyrën të mbështesë sulmuesin e vetëm, Rubin Hebaj. Pikërisht nga lëvizjet, shpejtësia dhe kreativiteti i kësaj tresheje pritet të vijë një pjesë e mirë e lojës sulmuese të verdhebluve në përballjen me BATE Borisov.

Nëse ky formacion konfi rmohet, atëherë plot pesë afrime të merkatos së verës do ta nisin sfi dën si titullarë. Aleksovski në portë, Epitauks në qendër të mbrojtjes, Tresa në krahun e sulmit, Bajramaj në repartin ofensiv dhe Hebaj në majën e sulmit janë lojtarët që pritet të marrin menjëherë përgjegjësi në ndeshjen më të rëndësishme të fillimit të sezonit.

BESIMI – Aktivizimi i menjëhershëm i afrimeve tregon se drejtuesit nuk kanë bërë merkato vetëm për të plotësuar organikën, por për të rritur cilësinë e formacionit. Gvozdenoviç ka kërkuar futbollistë me eksperiencë dhe të gatshëm për të dhënë kontribut që në ditën e parë, duke qenë se koha në dispozicion përpara Europës ishte shumë e kufi zuar. Gjatë fazës përgatitore në Serbi, tekniku provoi variante të ndryshme, por në fund duket se është orientuar drejt një formacioni që kombinon futbollistët e mbetur nga sezoni i kaluar me afrimet e reja. Kjo pritet t’i japë skuadrës më shumë ekuilibër në repartin difensiv, por edhe më shumë fantazi dhe shpejtësi në fazën sulmuese.

PËRBALLJA – Natyrisht, nuk përjashtohen ndryshime të minutës së fundit, pasi stafi teknik do të vlerësojë deri në fund gjendjen fi zike të çdo futbollisti. Megjithatë, bërthama e skuadrës duket se është përcaktuar dhe mbi të Gvozdenoviç synon të ndërtojë strategjinë për përballjen me BATE Borisov. Verdheblutë e konsiderojnë ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” si momentin kyç të këtij dueli. Një rezultat pozitiv në shtëpi do t’i jepte më shumë besim skuadrës për takimin e kthimit, ndaj pritet që Elbasani të zbresë në fushë me formacionin më konkurrues të mundshëm dhe me objektivin për të hedhur hapin e parë drejt një kualifi kimi historik në Konferencë Ligë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL