Milani detyrohet të heqë dorë, për objektivin e kuqezinjve ofrohen 50 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 18:21

Milani detyrohet të heqë dorë, për objektivin e kuqezinjve ofrohen 50 milionë euro

Milani është larg firmës me Françisko Trincao. Sportingu i Lisbonës është gati të shesë kartonin e tij tek Al Ahli për 50 milionë euro.

Screenshot 2026-07-05 182056

Kuqezinjtë nuk mund ta konkurrojnë këtë shifër për 26-vjeçarin. Mesfushori me tipare sulmuese u shfaq si një tjetër dëshirën e trajnerit Amorim, i cili po i beson portugezëve nga ku është edhe vetë.

Trincao ndodhet me Portugalinë në Botëror. Dhe pse te Milani do të ishte lojtar kyç, duket se do të vazhdojë një eksperiencë larg asaj që mendohej.

Për të do të jetë hera e parë në Arabi. Më parë ishte Barcelona që e transferonte nga Braga, ndërsa pas huazimeve u shit te Sportingu.

PANORAMASPORT.AL