E pabesueshme në Botëror! FIFA i bën rregullat sipas qejfit, lejon lojtarin e dënuar me të kuq të luajë ndeshjen e rëndësishme
Akuzat se FIFA bën rregulloret sipas qejfit dhe mund të ndryshojë ato sipas interesave të veçanta, praktikisht janë vërtetuar të gjitha me vendimin e fundit që ka marrë institucioni ndërkombëtar i futbollit për ndeshjet e radhës në Kupën e Botës.

Sulmuesi i SHBA, Folarin Balogun, do të lejohet të luajë në ndeshjen e raundit tjetër ndaj Belgjikës edhe pse u ndëshkua me karton të kuq në sfidën paraardhëse kundër Bosnjë Hercegovinës, në një vendim i cili është i paprecedent në turne të tillë.
Futbollisti 25-vjeçar mori karton të kuq të mërkurën ndaj boshnjakëve për një faull ndaj Tarik Muharemoviç, gjë që sjell një ndëshkim automatikisht për pezullimin në ndeshjen e radhës.
Sipas “The Athletic”, nuk ka qenë SHBA ajo që ka apeluar, por kanë qenë vetë organet disiplinore të FIFA-s ata që kanë marrë vendimin për të anuluar të kuqin e futbollistit të vendit organizator. Kjo padyshim do të shtojë zërat kundër FIFA-s pasi shënon një precedent të rrezikshëm në të ardhmen, qoftë edhe për faktin se i kuqi ndaj Balogun u dha pas rishikimit me VAR.
PANORAMASPORT.AL













