Udhëtim dhe takime sekrete në Nju Jork, Gjermanisë i duhen dy javë kohë për të zgjedhur trajnerin e ri
Largimi i Julian Nagelsman nga drejtimi i Gjermanisë, ka hapur zyrtarisht kërkimin për një pasardhës së tij. Kërkohet një emër që të ndërtojë një skuadër pretendente për t’u kthyer në majat e futbollit botëror, ku “panzarat” kanë dështuar të arrijnë prej më shumë se një dekade me zhgënjime të njëpasnjëshme.

Në Federatën Gjermane kanë piketuar Jurgen Klop si emrin më të mundshëm, por për të bërë realitet këtë, ka nevojë për negociata të gjata e diskutime mes palëve, pasi ai është i lidhur nën kontratë me kompaninë Red Bull.

“Bild” bën të ditur se në mesin e dytë të kësaj jave, drejtuesit e futbollit gjerman, përfshirë presidentin e Federatës, Bern Nojendorf dhe shefin ekzekutiv të Bundesligës, Hans Joakim Vatcke, do të udhëtojnë drejt Nju Jorkut për të zhvilluar atje takime me Klop. Trajneri është në rolin e analistit gjatë Botërorit ndaj drejtuesit gjermane do të shkojnë ta takojnë atje për të diskutuar të ardhmen.
Por jo vetëm kaq, pasi para finales së Kupës ë Botës, ata do të takojnë në Nju Jork edhe shefin e Red Bull, Oliver Mintzlaf. Ai gjithashtu do të takohet me Klop dhe drejtuesit e Federatës dhe në fund do të vendoset se si do të zgjidhet kjo çështje, e cila pritur t’u kushtojë disa miliona euro dëmshpërblim drejtuesve të federatës ndaj kompanisë në fjalë.
PANORAMASPORT.AL













