Ora e Egnatias në Champions, Petrokubi pengesa për historinë në shansin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 18:41

Ora e Egnatias në Champions, Petrokubi pengesa për historinë në shansin e tretë

Egnatia është në prag të një tjetër aventure në Ligën e Kampioneve, por këtë herë objektivi shkon përtej një paraqitjeje dinjitoze. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Petrokubin e Moldavisë në turin e parë kualifi kues, me synimin e vetëm për të siguruar një biletë për në raundin e dytë.

egnatia

Për klubin rrogozhinas kjo sfi dë ka një peshë të veçantë. Në dy pjesëmarrjet e mëparshme, Egnatia nuk ka arritur ta kalojë asnjëherë turin e parë, ndaj këtë verë kërkon të shkruajë një faqe të re në historinë e saj europiane.

DY PËRPJEKJE, ASNJË KUALIFIKIM – Debutimi në elitën e futbollit europian erdhi në sezonin 2024-2025, pas fi timit të titullit kampion. Shorti e vendosi Egnatian përballë Borac Banja Lukës dhe përballja rezultoi tepër e ekuilibruar. Ndeshja e parë në Bosnjë u mbyll me fi toren 1-0 të vendasve, ndërsa në të kthimit kampionët shqiptarë reaguan duke fi tuar 2-1.

Rezultati i përgjithshëm u barazua dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku më të saktë u treguan boshnjakët, duke i dhënë fund ëndrrës së Egnatias për të kaluar në turin e dytë. Një vit më pas, historia u përsërit. Në sezonin 2025-2026, përballë ishte Breidabliku i Islandës. Fillimi ishte ideal, pasi Egnatia fi toi 1-0 në shtëpi dhe krijoi bindjen se këtë herë mund të thyente pengesën e raundit të parë. Megjithatë, në transfertë skuadra shqiptare pësoi një humbje të rëndë 5-0, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

SHANSI I TRETË – Tashmë kampionët kanë një tjetër mundësi për të ndryshuar historinë. Petrokubi konsiderohet një kundërshtar i fortë, por në letër më i kalueshëm se rivalët që Egnatia ka pasur në dy sezonet e fundit. Pikërisht për këtë arsye, në kampin bardhejeshil ka besim se ka ardhur momenti për të hedhur hapin e parë në Ligën e Kampioneve. Një kualifi kim do të ishte historik, pasi do të ishte hera e parë që Egnatia arrin të kalojë raundin e parë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

MË E FORTË SE MË PARË – Krahasuar me dy sezonet e kaluara, Egnatia duket më e kompletuar. Drejtuesit kanë zgjedhur të mos shesin asnjë prej titullarëve kryesorë përpara ndeshjeve europiane, ndryshe nga vitet e kaluara, duke ruajtur boshtin e skuadrës. Në të njëjtën kohë, merkatoja ka sjellë një sërë përforcimesh si Eneo Bitri, Geralb Smajli, Andrej Jago, Karim Loukili, Jurguens Montenegro, Ibrahim Diabate, Bruno Puja, Alessandro Kacbufi dhe së fundmi Edison Ndreca me Numan Ajeti.

Konkurrenca është rritur ndjeshëm në çdo repart dhe Nevil Dede ka në dispozicion një organikë më të thellë se ajo e sezoneve të kaluara. Edhe faza përgatitore ka dhënë sinjale pozitive. Gjatë grumbullimit në Bullgari, Egnatia zhvilloi disa ndeshje miqësore të mira, duke fi tuar ndaj Ballkanit, Dritës dhe Botosanit, ndërsa humbja e vetme erdhi përballë CSKA Sofi es. Këto rezultate kanë rritur besimin se skuadra është në rrugën e duhur për sfi dën e parë zyrtare.

OBJEKTIVI – Kalimi i turit të parë do të kishte një rëndësi të shumëfi shtë. Përveç aspektit sportiv dhe historik, një kualifi kim do t’i siguronte klubit të ardhura të tjera nga UEFA, do të rriste edhe më shumë vlerën e futbollistëve në merkato dhe do ta afronte Egnatian me objektivin e madh për të qenë sa më gjatë në garat europiane.

Pas dy eliminimeve radhazi në raundin e parë, kampionët e Shqipërisë kanë përpara shansin e tretë. Këtë herë nuk luajnë vetëm për një kualifi – kim, por edhe për të thyer një tabu që i ka shoqëruar në dy sezonet e fundit. Për Egnatian, sfi da ndaj Petrokubit është mundësia ideale për të treguar se është gati të hedhë hapin e radhës në arenën europiane.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL