ZYRTARE/ Dëshira specifike e Murinjos bëhet realitet brenda 48 orëve, produkti i “La Masia” prezantohet te Real Madridi
Mark Kukureja është nënshkrimi i parë zyrtar për Real Madridin e ri nën drejtimin e Zhoze Murinjos dhe presidentit të rinovuar Florentino Perez. Lojtari spanjoll bëhet mbrojtësi i majtë i ri i klubit, duke nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2032. Kjo shënon rikthimin e tij në La Liga pasi kaloi pesë vjet në Premier Ligë, një sezon te Brajton dhe katër të tjerët te Çelsi, ku ai u vendos si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij në Evropë.

“Real Madrid C.F. dhe Çelsi FC kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Mark Kukurejës, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2032”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi madrilen.
Comunicado Oficial: Cucurella.https://t.co/O3LIA2aLyT
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 15, 2026
Edhe pse tarifa e transferimit nuk është zbuluar zyrtarisht, të gjitha indikacionet janë se Madridi do të paguajë rreth 55 milionë euro për mbrojtësin e krahut. 27-vjeçari një produkt i La Masia, kthehet kështu në LaLiga duke veshur fanellën e Real Madridit, ku pritet të kontribuojë me shkathtësinë, intensitetin mbrojtës dhe aftësinë për të kontribuar në sulm. Në ligën spanjolle, ai ka luajtur për ekipe të tilla si Barcelona (duke debutuar në një ndeshje të Kupës së Mbretit kundër Murcias), Eibar dhe Getafe.
👀 ¡Así juega @Cucurella3! pic.twitter.com/NOE5HcgiTk
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 15, 2026
Lojtari ka kaluar tashmë ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe do t’i bashkohet skuadrës së Murinjos pas Kupës së Botës në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Real Madridi dhe Çelsi ranë dakord për transferimin në një operacion shumë të shpejtë që përfundoi në vetëm 48 orë. Kukureja ishte një kërkesë specifike e “Special One” i cili madje i telefonoi spanjollit për të përshpejtuar marrëveshjen.
PANORAMASPORT.AL













