VIDEO/ Haland dhe “vikingët” e nisin me këmbën e mbarë, regjistrojnë fitoren më të thellë në histori që në start

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 8:33

VIDEO/ Haland dhe “vikingët” e nisin me këmbën e mbarë, regjistrojnë fitoren më të thellë në histori që në start

Norvegjia ka bërë më së miri detyrën në ndeshjen e parë të saj në këtë Botëror, ku e udhëhequr nga Erling Haland në formë të shkëlqyer, ka mundur Irakun me shifrat 4-1.

haland

Sulmuesi i Mançester Sitit ishte protagonisti i pjesës së parë me dy gola, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Husein, teksa përfitoi edhe nga një gabim i pabesueshëm i portierit të skuadrës së Lindjes së Mesme.

Iraku tentoi disa herë t’i afrohej barazimit, por në pjesën e dytë Norvegjia mbylli gjithçka fillimisht me golin e Ostigard, e më pas falë një autogoli të Husein që vulosi suksesin 4-1. Kjo ishte fitorja më e thellë në historinë e Norvegjisë në fazën finale të një Botërori dhe një ogur i mirë për ecurinë e mëtejshme të “vikingëve”.

SHIHNI PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

WhatsApp Image 2026-06-17 at 2.22.38 AM

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL