Vora ka suprizuar, enigmë sulmuesit e sezonit të ri
Klubi vorak, pasi ka larguar të gjithë sulmuesit kryesorë si Irgi Kasalla, Manfredas Ruzgis, Luis Felipe, Patrik Bardhi, Fatmir Prengaj e Vinicius Cesar është më se e kuptueshme se lufta e saj në merkato do të jetë pikërisht reparti sulmit.

E për këtë vorakët asnjë herë nuk janë zhgënjyer, pasi sulmuesit e saj të zgjedhur pas çdo sezoni kanë qenë me emra të padëgjuar, por që në fund të sezonit kanë rezultuar si golashënuesit më të mirë të kampionatit. Kështu po të kujtojmë gjatë sezonit kur Vora u ngjit nga kategoria e parë në superiore, erdhi gjermano-lituanezi Manfredas Ruzgis, një emër i padëgjuar më parë, por që në fund të sezonit ai kryesoi listën e golashënuesve me 24 gola. Po kështu në sezonin e parë debutues në superiore, Vora shfaqi si sulmues të mirëfilltë një mesfushor si Irgi Kasalla, edhe ky i padëgjuar, por që në fund të sezonit rezultoi golashënuesi më i mirë për Superioren me 13 gola bashkë me Bekim Balaj.
Edhe këtë vit Vora nuk do të zhgënjejë në gjetjen e një sulmuesi të tillë për të qenë sërish në listën e golashënuesve më të mirë të superiores. Enigmë mbetet vetëm emri lojtarit që do të marr rolin e rëndësishëm të qendërsulmuesit vorak, që do të vij nga merkatoja. Sigurisht drejtuesit e kanë një farë liste të lojtarëve që do të afrohen këtë vit tek Vora, ku nuk do të jenë pak, por plot 10 lojtarë, pasi po kaq Vora i ka larguar nga ish-ekipi që konkuroi në superiore si debutuese.
Zhvillimet më të fundit janë se te Vora do të ndërhyhet në disa reparte, por më së shumti mbetet sulmi. Deri më tani nuk ka ndonjë emër konkret por flitet se klubi është në bisedime me disa lojtarë dhe vetëm opsionet e ofertave të klubit si dhe vendosmëritë e lojtarëve mbeten akoma në bisedime të pakonkretizuara akoma. Sapo të arrihet ndonjë marrëveshje klubi vorak do të bëjë me dije zyrtarizimet e reja.
Abdulla Dushku-PANORAMASPORT.AL













