ZYRTARE/ Vllaznia surprizon në merkato, prezanton mbrojtësin kroat që është shpallur 2 herë kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 20:59

ZYRTARE/ Vllaznia surprizon në merkato, prezanton mbrojtësin kroat që është shpallur 2 herë kampion

Bruno Brajkoviç është përforcimi i radhës në merkato i Vllaznisë së Edi Martinit. Ka qenë vetë klubi shkodran që ditën e sotme ka prezantuar 25 vjeçarin kroat, i cili i bashkohet kuqebluve nga radhët e Croatia Zmijavcit, që militon në ligën e dytë.

vllaznia kroati

Brajkoviç aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa në të kaluarën është shpallur 2 herë kampion me Rudes dhe Shibenik në ligën e dytë.

Në edicionin e fundit, mbrojtësi kroat u aktivizua 24 duele me skuadrën e Croatia Zmijavcit, ku shënoi 2 gola si dhe dhuroi 3 asiste.

PANORAMASPORT.AL